Kë të qaj më parë, Primaret, apo Sekondaret?

HomeActual

Kë të qaj më parë, Primaret, apo Sekondaret?

Maliq/Një shtetas vetëplagoset me armën gjahu në banesën e tij
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Këmbimi valutor 27 marsMe sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sa herë t’i kthehesh për analizë Primareve të Korçës dhe listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë, aq herë mund të gjesh thagma,të cilat e delegjitimojnë plotësisht procesin.
I tillë është rasti I zonjës Albana Prifti,kryetarja e Forumit të Gruas prej 12 vitesh,nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Pogradecit,gruaja e fortë,që ka sfiduar për numër votash në Kryesi edhe burrat,por që habitshëm nuk u përfshi në listën e kandidatëve.

Jo vetëm për shkak të staturës,profilit të lartë politik,por sidomos për shkak të votave që mori në Primare,asgjë nuk e përligj vendimin për ta lënë jashtë liste.

Prifti ishte gruaja më e votuar e anëtarësisë së Pogradecit,me 40 vota,thuajse aq vota sa mori në qark deputetja e Korçës Sorina Koti.
Por emri I Priftit,për arsyen e mos arsyes,që I bëhet arsyes,nuk ishte në listën e kandidatëve të qarkut të Korçës që PD dorëzoi afër mesnatës në KQZ.

Ç’ ndodhi me listën e kandidatëve të Pogradecit?

Kush nxorri nga lista,gruan më të votuar të Pogradecit dhe pse?
A është e njëjta dorë,mendje,që nuk përfshiu në listë edhe një nga aktivistët më ekselentë të Pogradecit,Arbër Male?

Pse për disa kandidatë u konsiderua rezultati I Primareve,edhe pse me vota të vjedhura dhe kuti të mbushura me palaçollëk provincial dhe për zonjën Prifti,apo Arbrin,nuk u pyet për votat? Apo ishte vendosur para Primareve cili duhet të ishte në listë dhe cili jo?

Mund të ngrihen pyetje pafund për rastet,por përgjigjia është e qartë për të gjithë:

Primaret ishin një Festival I shëmtuar dhe dështuar karnavalesh politike,nga dita e zgjedhjeve,deri tek lista përfundimtare,produkti I të cilës është garanci e padiskutuar për një rezultat turpërues në qarkun e Korçës.