I moshuari gjendet pa shenja jete në Korçë, dyshohet për vdekje natyrale

HomeActual

I moshuari gjendet pa shenja jete në Korçë, dyshohet për vdekje natyrale

E trishtë në Maliq/Humb jetën një shtetas, ra në kontakt me energjinë elektrike.
I dehur në timon në aksin Korçë–Mborje, arrestohet 47-vjeçari
Lavdari, fshati që ndodhet 10 km largë Korçës, i cili ka vetëm 1 familje …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka ndërruar jetë teksa po lëvizte në lagjen nr. 13 të qytetit.

Burime bëjnë me dije se identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar. Nga verifikimet e para të kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të dukshme në trup, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i pajetë është transportuar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.