Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

HomeActual

Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

Vasil Sterjovski/Kur propozova uljen e taksave të makinave si në vëndet fqinje për zgjidhjen e këtij problemi ..
Pogradec/Policia njofton bllokimin e akseve rrugore për Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ja oraret
8 vite në shërbim të qytetarëve, M.Z.SH Maliq feston përvjetorin e krijimit

Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë është vënë re një rritje e ndjeshme e interesit nga vizitorët për të njohur qytetin e Maliqit dhe potencialin e tij turistik.

Stenda e Bashkisë Maliq ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët janë informuar mbi zonat strategjike dhe destinacionet turistike që ofron kjo bashki. Vizitorët kanë shfaqur interes të veçantë për natyrën, trashëgiminë kulturore, si dhe për vendet e vizitueshme që e bëjnë Maliqin një destinacion gjithnjë e më të preferuar.

Gjithashtu, një vëmendje e veçantë i është kushtuar traditave dhe kulinarisë vendase, ku ushqimet tradicionale të zonës kanë qenë një nga pikat më tërheqëse për pjesëmarrësit në panair.

Pjesëmarrja në këtë panair synon promovimin e vlerave turistike të Maliqit, forcimin e bashkëpunimeve dhe rritjen e vizibilitetit të zonës në hartën e turizmit vendas dhe rajonal.