E trishtë/ Humb jetën 18-vjeçari që u aksidentua pak më parë në Bulgarec

HomeActual

E trishtë/ Humb jetën 18-vjeçari që u aksidentua pak më parë në Bulgarec

E rëndë/ Gjendet e vetëvarur një 15-vjeçare
64-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës, jashtë rrezikut për jetën
Një qytetar ka ngritur shqetësimin që kërcënon sigurinë e drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

E trishtë/ Humb jetën 18-vjeçari që u aksidentua pak më parë në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Korçën. 18-vjeçari F. M., i cili u aksidentua pak më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informacionit paraprak, i riu u përplas nga një automjet tip “Benz” rreth orës 19:45.

Pavarësisht transportimit në spital, 18-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë.