Franci Ruço fiton çmimin e parë në Olimpiadën e Matematikës!
Një tjetër sukses për talentin e ri Franci Ruço, i cili është vlerësuar me çmimin e parë në Olimpiadën e Matematikës, organizuar nga “Udha e Shkronjave”, duke u dalluar në nivelin më të lartë të vlerësimit: “Shkëlqyer”.
Përveç rezultateve në matematikë, Franci prej moshës 5-vjeçare studion piano, ndërsa prej moshës 9-vjeçare është përkushtuar edhe basketbollit. Aktualisht është pjesë e ekipit të Skënderbeut, në kategorinë U16.
Një shembull i bukur i talentit, përkushtimit dhe këmbënguljes së një të riu që shkëlqen në disa fusha.
Urime Franci! Suksese të mëtejshme!
