Maliq, investim në rehabilitimin e ambienteve të Shërbimit Zjarrfikës

HomeActual

Maliq, investim në rehabilitimin e ambienteve të Shërbimit Zjarrfikës

AGSH: “Situatë alarmante në RTSH, bashkëpunëtorët e jashtëm prej muajsh pa pagesë”
Historia e banorëve që erdhën në Korçë më 1860.
Tentoi të nxirrte nga Shqipëri, 23 700 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 45- vjeçari (shtetas polak).

Maliq, investim në rehabilitimin e ambienteve të Shërbimit Zjarrfikës

Ambientet e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) në Maliq do t’i nënshtrohen rehabilitimit, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e kapaciteteve të këtij shërbimi.

Investimi synon krijimin e ambienteve më të përshtatshme për punonjësit zjarrfikës, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe përballimin e situatave emergjente.

Sipas Bashkisë Maliq, ndërhyrja financohet nga buxheti i vitit 2026 dhe është pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e shërbimeve në funksion të komunitetit.