Fuqizimi ekonomik i grave në Maliq, kursi i ri artizanal synon krijimin e mundësive për punësim

HomeActual

Fuqizimi ekonomik i grave në Maliq, kursi i ri artizanal synon krijimin e mundësive për punësim

Maliq/ U rrëzua nga biçikleta, humb jetën një 74-vjeçar nga Novosela
1 Qershori në Maliq: Fëmijët e Libonikut lënë “gjurmë të gjelbra” për të ardhmen
Çmimi u rrit me 64% në vitin 2025! Ari, basti i madh i vitit 2026, çfarë presin ekspertët.

Fuqizimi ekonomik i grave në Maliq, kursi i ri artizanal synon krijimin e mundësive për punësim

Një projekt i ri në Bashkinë Maliq synon të rrisë aftësitë profesionale të grave dhe të krijojë mundësi konkrete për punësim dhe vetëpunësim përmes artizanatit.

Qendra e Formimit Profesional, në bashkëpunim me Aleancën Gjinore për Zhvillim dhe Bashkinë Maliq, po zhvillon kursin artizanal “Thurje me grep dhe makrame”, një nismë që synon fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e mundësive të tyre për t’u integruar në tregun e punës.

Përmes këtij programi, gratë pjesëmarrëse po marrin njohuri dhe aftësi praktike në punimet artizanale, të cilat mund t’i shërbejnë si bazë për krijimin e një aktiviteti të pavarur ekonomik apo për zhvillimin e një sipërmarrjeje individuale.

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka bërë të ditur përmes një postimi se mbështetja e iniciativave të tilla mbetet pjesë e angazhimit për nxitjen e përfshirjes sociale, barazisë së mundësive dhe fuqizimit të grave.

Nisma synon që përmes formimit profesional, gratë të kenë më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të krijuar produkte artizanale dhe për t’i kthyer ato në një burim të ardhurash.

Fuqizimi i grave përmes aftësive profesionale shihet si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.