Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

HomeActual

Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢
Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, kanosje dhe konflikte fizike
Vasil Steriofski/Ishte një kënaqësi të jem pjesë e një interviste për lajmet e SCAN TV

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Intensifikohet kontrollet dhe veprimet hetimore e operacionale me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Border”.

Ndihmonte kundrejt fitimit 600 deri në 800 euro shtetas të ndryshëm për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçe, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të Kufirit Jeshil Kapshticë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green Border”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tresenik, dhe u vu në pranga shtetasi B. M., 41 vjeç, banues në fshatin Tresenik, Devoll, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin K. I që jeton në shtetin grek, dhe është arrestuar në Greqi, për të njëjtën vepër penale, kanë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme tre shtetas, (ndërmjet tyre dhe një foshnjë 9 muajsh me mamanë e saj), nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, për në shtetin Grek.

Po nga hetimet dyshohet se ky shtetas këtë veprimtari kriminale e ka kryer dhe më parë në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar në Greqi nga Policia greke , pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të DVKM Korçë dhe Policisë Kufitare greke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.