Shkolla “Agimi” vlerësohet me Certifikatë Vlerësimi nga Këshilli i Qarkut Korçë

HomeActual

Shkolla “Agimi” vlerësohet me Certifikatë Vlerësimi nga Këshilli i Qarkut Korçë

Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e moshuara nga Maliqi
Marin Mema/Reforma territoriale nuk duhet të fshijë historinë!
Konflikt në një servis makinash, një i plagosur..

Shkolla “Agimi” vlerësohet me Certifikatë Vlerësimi nga Këshilli i Qarkut Korçë

Maliq – Shkolla “Agimi” është nderuar me Certifikatë Vlerësimi nga Këshilli i Qarkut Korçë, në vlerësim të rezultateve të arritura, përkushtimit dhe punës së stafit gjatë vitit shkollor 2025–2026.

Institucioni arsimor është vlerësuar për rezultatet e larta në Kartën e Performancës, duke reflektuar punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushjen e objektivave arsimore.

Ky vlerësim përbën një arritje të përbashkët të mësuesve, nxënësve, prindërve dhe gjithë stafit të shkollës, të cilët kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rezultateve të nxënësve.

Përfaqësuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohjen për Këshillin e Qarkut Korçë, Kryetarin Petrika Tollkuçi, si dhe për ZVA Maliq, për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj komunitetit arsimor.

Certifikata vjen si një tjetër dëshmi e punës së bërë në shkollën “Agimi” dhe motivon komunitetin e saj për të vijuar me të njëjtin përkushtim dhe bashkëpunim edhe në vitet e ardhshme.