Zjarri në Leminot vihet nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të komunitetit

HomeUncategorized

Zjarri në Leminot vihet nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të komunitetit

Më 1 mars 1941 lindi poeti Koçi Petriti – figurë e shquar e poezisë lirike shqiptare
Eridjon Rustemi – Një i ri i përkushtuar me mish e shpirt për të kontribuar në zhvillimin e qytetit të Maliqit
Jaupllari pranë fermerëve: Konsultime dhe ndihmë për aplikimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë

Një vatër zjarri u shfaq ditën e sotme në zonën e Leminotit, Njësia Administrative Pirg, duke rrezikuar hapësira me bimësi dhe pemëtore në këtë zonë me vlera natyrore dhe bujqësore. Falë një reagimi të menjëhershëm dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis banorëve të zonës, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shërbimit Pyjor, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit pa pasoja të rënda.

Ky është një shembull i shkëlqyer se si reagimi i përbashkët dhe ndërgjegjësimi qytetar mund të bëjë diferencën në mbrojtjen e mjedisit dhe jetës së përditshme. Banorët e Leminotit meritojnë përgëzime për ndërhyrjen e shpejtë dhe bashkëpunimin me strukturat shtetërore, duke treguar se ndihma e ndërsjellë dhe përgjegjësia kolektive janë çelësi i përballjes me fatkeqësi të tilla.

Ky model bashkëpunimi duhet të shërbejë si frymëzim dhe shembull për të gjitha komunitetet, sidomos në këtë periudhë të verës kur rreziku nga zjarret është më i lartë.