Dekuestrohen rreth 32.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis..

HomeActual

Dekuestrohen rreth 32.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis..

Maliq/Përplas karrocën dhe largohet nga vendngjarja
Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të kalonte drejt Greqisë, procedohet 36-vjeçari në Kapshticë
Veliaj hosts two boxing champions, Ermal Hadribeaj and Muhamet Qamili

Tentuan të transportonin me dy çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Greqisë 20 pako me lëndë narkotike kanabis, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe vijon puna për identifikimin edhe të autorit dhe kapjen e tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimit në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave 43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve, njofton policia.