Bashkia Maliq nderon tre figura të shquara me tituj nderi

HomeActual

Bashkia Maliq nderon tre figura të shquara me tituj nderi

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Polena”, arrestohet 41-vjeçari
Stuhitë e Breshërit zbardhin fshatra të Ersekës, dëmtohen të mbjellat
Gjendet i pajetë një 60-vjeçar në Libonik, policia nis hetimet

Bashkia Maliq nderon tre figura të shquara me tituj nderi

Bashkia Maliq ka vlerësuar tre personalitete të spikatura për kontributin e tyre në fusha të rëndësishme të shoqërisë, duke u akorduar tituj nderi.

Prof. Gjergji Merlika dhe Dr. Ali Refatllari janë nderuar me titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq”, ndërsa ikonës së futbollit shqiptar Sulejman Demollari i është dhënë titulli “Qytetar Nderi i Bashkisë Maliq”.

Këto vlerësime vijnë si mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në arsim, mjekësi dhe sport, duke i kthyer ata në shembuj frymëzimi për komunitetin dhe brezat e rinj.