Ministri Salla/ Fermerët e Maliqit do të dëmshpërblehen pas reshjeve të fundit

HomeActual

Ministri Salla/ Fermerët e Maliqit do të dëmshpërblehen pas reshjeve të fundit

Maliq/ Një 53-vjeçar dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare..
1 Qershori në Maliq: Fëmijët e Libonikut lënë “gjurmë të gjelbra” për të ardhmen
Korçë/Situata e reshjeve të dëborës, apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rritin kujdesin në rrugë

Maliq – Pas takimit me fermerët e Maliqit, autoritetet sigurojnë se çdo fermer me NIPT i prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit do të marrë dëmshpërblim. Ndërkohë, vijon puna në terren për evidentimin e plotë të të gjitha dëmeve.

Përveç dëmshpërblimeve, fermerët këtë vit do të përfitojnë edhe nga kompensimi prej 10% të TVSH-së, si pjesë e mbështetjes shtesë për bujqësinë. Dialogu me fermerët do të vazhdojë për të ndërtuar Skemën Kombëtare 2026, duke u bazuar në nevojat reale të terrenit.

🌾 Qëllimi është të sigurohet mbështetje efektive dhe të promovohen praktikat e qëndrueshme bujqësore në të gjithë rajonin.