Mikel Adri – Shembull përkushtimi dhe vizioni në shërbim të komunitetit të Vreshtasit, Maliq

HomeActual

Mikel Adri – Shembull përkushtimi dhe vizioni në shërbim të komunitetit të Vreshtasit, Maliq

Germany approves passport law and German dual citizenship
Rinia jonë në rrezik – Shembujt e gabuar po marrin rrënjë! ⚠️
“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?

Në pak kohë nga marrja e detyrës si administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Mikel Adri ka arritur të fitojë respektin dhe dashamirësinë e banorëve, falë përkushtimit, thjeshtësisë dhe aftësisë për t’u gjendur pranë çdo qytetari.

I lindur më 12 gusht 1997 në Podgorie të Korçës, në një familje të përkushtuar e me vlera të forta, Mikel Adri ka ndjekur me përkushtim rrugën e arsimit dhe formimit profesional. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në vendlindje, në shkollën e mesme të bashkuar “Nefail Rozani”, ndërsa në vitin 2015 nisi studimet e larta në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Korçës.

Pas përfundimit të studimeve bachelor, ai ndoqi masterin profesional (2018–2020) dhe aktualisht vazhdon studimet master shkencor në drejtimin “Etikë dhe Lidership”. Përveç anës akademike, Mikel Adri ka fituar përvojë të vyer në sektorin privat e publik: fillimisht si supervizor shitjesh në Inter Com Group, më pas si inspektor taksash për 3 vite, dhe së fundmi si administrator i Njësisë Administrative Vreshtas.

Në këtë detyrë, ai ka treguar përkushtim të veçantë për të qenë sa më afër banorëve, duke dëgjuar, sqaruar e zgjidhur çdo shqetësim të tyre. Njerëzit e përshkruajnë si një djalë të thjeshtë, komunikues, me vizion dhe dëshirë për ndryshim, që punon me ndershmëri për përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e zonës.

Me energjinë e të rinjve dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj komunitetit, Mikel Adri përfaqëson modelin e brezit të ri që kontribuon me pasion dhe integritet në administratën vendore.

𝐪𝐚𝐫𝐤𝐮.𝐚𝐥 

𝐄.𝐀