Aksident tragjik në aksin Voskop–Korçë, humb jetën një grua me biçikletë

HomeUncategorized

Aksident tragjik në aksin Voskop–Korçë, humb jetën një grua me biçikletë

Kasandra Kasmi – Ç’po ndodh sot..?
Dhunë ndaj të miturit në Korçë – procedohen dy shtetas
Shembull i të rinjve që frymëzojnë – Kledian Kosturi nga Liboniku i Maliqit

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Voskop–Korçë, ku një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima po udhëtonte me biçikletë drejt Korçës, e ngarkuar me prodhime bujqësore, kur u godit nga pas. Ajo u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi t’i mbijetojë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mungesa e ndriçimit në këtë aks dhe fakti që biçikleta nuk kishte pajisje sinjalizuese kanë vështirësuar dukshmërinë për drejtuesin e mjetit.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ky segment rrugor është konsideruar prej kohësh problematik, pasi përdoret shpesh nga fermerë që lëvizin me biçikleta apo mjete të tjera të ngadalta, duke shtuar rrezikun e aksidenteve.