Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

HomeActual

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

Derguar nga Fjodora Rena/Në Urgjencën e Korçës, vonesa dhe sjellje arrogante e stafit..
Vasil Steriofski/Maqedonasve në Shqipëri u mungon një mandat përfaqësues në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Erget Cenolli/Studime të reja fringo për shpellën e Trenit

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

Policia e Shtetit ka rikthyer vëmendjen e qytetarëve mbi rrezikun në rritje të mashtrimeve online, të njohura si “phishing”, të cilat po përhapen përmes mesazheve SMS dhe platformave të ndryshme digjitale.

Sipas njoftimit zyrtar, persona keqdashës po dërgojnë mesazhe në emër të institucioneve publike, si Posta Shqiptare apo platforma që imitojnë shërbimet e e-Albania, duke pretenduar se qytetarët kanë pako për të tërhequr ose detyrime për të paguar.

Në këto mesazhe përfshihen linke të rreme që imitojnë faqe zyrtare dhe synojnë të marrin të dhëna personale dhe bankare. Autoritetet theksojnë se kjo skemë mashtrimi nuk është e izoluar, por është e përhapur gjerësisht në nivel global.

Policia bën apel për kujdes të shtuar dhe u kujton qytetarëve disa masa të rëndësishme sigurie:

* Mos klikoni në linke të dyshimta të dërguara me SMS apo mesazhe të tjera
* Mos vendosni të dhëna personale apo bankare në faqe të paautorizuara
* Injoroni dhe fshini menjëherë mesazhe të tilla
* Verifikoni informacionin vetëm përmes kanaleve zyrtare

Autoritetet theksojnë se të dhënat personale dhe bankare nuk mund të vidhen pa ndërveprimin e vetë qytetarëve, duke klikuar në linke të dyshimta dhe duke plotësuar informacion në faqe mashtruese.

Në përfundim, qytetarët ftohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë organeve kompetente.