Msc.Ing. Artur Make vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Tiranë

HomeActual

Msc.Ing. Artur Make vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Tiranë

Korçë/Deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, po na detyroni të largohemi nga shqipëria
Bie Facebook dhe Instagram
Korçë/29-vjeçari humb kontrollin e automjetit ja gjendja e tij shëndetësore

Msc.Ing. Artur Make vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Tiranë

Një arritje e rëndësishme në fushën akademike vjen nga Msc.Ing. Artur Make, i cili është vlerësuar me çmimin “Distinguished Paper Award” për punimin e tij shkencor me titull “Përmirësimi i sistemeve të transportit urban”.

Ky vlerësim u akordua në kuadër të konferencës ndërkombëtare ICISE 2026, e zhvilluar në Tirana, ku morën pjesë studiues dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar shënon një përvojë të veçantë për Artur Make, duke e konsideruar këtë çmim jo vetëm si një arritje personale, por edhe si një motivim për të vijuar me përkushtim në kërkimin shkencor dhe avancimin e dijes.

Në reagimin e tij, ai shprehu mirënjohje për organizatorët e konferencës për mikpritjen dhe mundësinë për të ndarë ide, eksperienca dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të fushës.

Ky sukses përbën një tjetër shembull pozitiv të kontributit shqiptar në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor.

PAGES

1 2