Aksion pastrimi përgjatë Lumi Devoll, nis ndërhyrja pas reshjeve të dendura

HomeActual

Aksion pastrimi përgjatë Lumi Devoll, nis ndërhyrja pas reshjeve të dendura

Arjan Jaupllari/Zgjedhjet e 2025 janë një hap më afër ëndrrës sonë të përbashkët..
Maliq/53-vjeçari dyshohet se ka përndjekur një 38-vjeçare
NOSTALGJI/KËNETA E MALIQIT, DIKUR…

Aksion pastrimi përgjatë Lumi Devoll, nis ndërhyrja pas reshjeve të dendura

Rreshjet intensive të muajve nëntor 2025 dhe janar 2026 kanë shkaktuar problematika të theksuara në ndotjen mjedisore përgjatë të dy krahëve të Lumit Devoll, duke sjellë mbetje dhe depozitime inerte në disa segmente të rrjedhës.

Përballë kësaj situate, ka nisur një aksion i organizuar pastrimi, me angazhimin e punonjësve të bashkisë, për të adresuar problematikat e krijuara. Ndërhyrja po realizohet në disa faza, për shkak të volumit të madh të punës, me synim rikthimin e pastërtisë dhe garantimin e sigurisë mjedisore në zonë.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se puna do të vijojë me hapa të tjerë konkretë deri në normalizimin e plotë të situatës, duke e konsideruar mbrojtjen e mjedisit një prioritet të vazhdueshëm.