Detaje të reja – Konflikt me të plagosur në Pazari i Vjetër i Korçës

HomeActual

Detaje të reja – Konflikt me të plagosur në Pazari i Vjetër i Korçës

Devoll/Një 50-Vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.   
Kërcënuan dhe dhunuan fizikisht punonjësin e policisë jashtë shërbimit, vihen në pranga dy vëllezër.
Agjencia e Shërbimeve Publike – Bashkia Maliq/Në shërbim të qytetarëve dhe mjedisit

Konflikt me të plagosur në Pazari i Vjetër i Korçës

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Pazari i Vjetër i Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 08:00 të datës 24.04.2026, dy vëllezërit me iniciale E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë përfshirë në një konflikt me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç.

Gjatë përplasjes, palët kanë përdorur mjete të forta dhe mjete prerëse, duke shkaktuar dëmtime fizike tek njëri-tjetri. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.