Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të kalonte drejt Greqisë, procedohet 36-vjeçari në Kapshticë

HomeActual

Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të kalonte drejt Greqisë, procedohet 36-vjeçari në Kapshticë

Korçë/17-vjeçarit iu gjetën me vete dhe në banesë, rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë në doza
Aksidentohet autobusi ku udhëtonte ekipi i femrave të Skënderbeut, anulohet ndeshja me Tiranën.
Korça Lajme/ 8 Marsi në fushë… Gratë e fshatrave të Qarkut Korçë, nuk ndalojnë punën as sot…

Nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe tentoi të kalonte drejt Greqisë, procedohet 36-vjeçari në Kapshticë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë proceduar penalisht një 36-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë dhe tentoi të vijonte lëvizjen drejt Greqisë me automjet pa leje qarkullimi.

Ngjarja është konstatuar nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Sipas Policisë, shtetasi K. Sh., 36 vjeç, banues në Larisa, Greqi, është paraqitur në dalje të vendit duke drejtuar një automjet të papajisur me leje qarkullimi. Për këtë arsye, shërbimet e Policisë kanë ndaluar daljen e tij nga territori shqiptar dhe kanë nisur procedurat për bllokimin e automjetit.

Megjithatë, 36-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me automjet drejt territorit grek. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, ai është ndaluar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tij për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Ndërkohë, specialistët e Policisë Rrugore bllokuan automjetin që 36-vjeçari drejtonte pa leje qarkullimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.