Prefekti Jole mbledh Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Korçë: Rajoni përgatitet për sezonin veror 2025

HomeUncategorized

Prefekti Jole mbledh Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në Korçë: Rajoni përgatitet për sezonin veror 2025

E rëndë në Maliq/ U dëmtua duke prerë dru, dërgohet në spital në gjendje të rëndë një 59-vjeçar
Romina Xhaferi/Shqipëri e Bukura ime..
Saimir Kodra e paditi per shpifje, Egla Ceno i pergjigjet nga Big Brother: Miresevjen ne gjykate!

Korçë, 30 maj 2025 – Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, Prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole, zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku u diskutuan masat dhe prioritetet për mirëmenaxhimin e sezonit turistik 2025.
Gjatë takimit, u vu theksi në rëndësinë strategjike që ka rajoni i Korçës në hartën turistike të vendit. Korça po tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit, ndërsa Pogradeci po konsolidohet si një destinacion turizmi gjithëvjetor.

Gjithashtu, po vërehet një rritje e interesit për zonat me natyrë dhe klimë malore si Kolonja, Devolli, Maliqi dhe Pusteci.
“Rajoni ynë duhet të jetë mikpritës dhe i gatshëm të presë sa më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe e gjithë bota,” u shpreh prefekti Jole. Ai theksoi se turizmi mbetet një motor zhvillimi për ekonominë lokale dhe kërkoi angazhim të plotë nga institucionet përkatëse për zbatimin e detyrave që dalin nga Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Veror 2025.
Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë një trend pozitiv për turizmin në rajon. Në katër muajt e parë të vitit 2025, numri i vizitorëve të huaj ka shënuar një rritje prej mesatarisht 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Takimi përmbylli me konkluzionin se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgatitja në kohë janë kyçe për të garantuar një sezon të suksesshëm, të sigurt dhe me standarde të larta mikpritjeje.