Njoftim/ Bllokohet përkohësisht aksi Librazhd–Korçë, ja oraret dhe rrugët alternative

HomeUncategorized

Njoftim/ Bllokohet përkohësisht aksi Librazhd–Korçë, ja oraret dhe rrugët alternative

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” vijoi natën e mbrëmshme me një shfaqje të veçantë nga Ukraina.
Indeksimi i pagave me 2.5% në 2026, për administratën vendore rritje deri në 10 mijë lekë
Romina Xhaferi/Shqipëri e Bukura ime..

Prefektura e Qarkut Korçë ka njoftuar se, për shkak të punimeve në aksin rrugor Librazhd–Korçë, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht.

Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të nisë nga data 3 shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri më 5 shkurt 2026, gjatë orarit 22:00 – 05:00. Gjatë këtij intervali, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë orarit të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, zjarrfikëset dhe mjetet e Policisë.

Për drejtuesit e mjeteve të vogla, qarkullimi do të orientohet nëpërmjet aksit alternativ Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, si për mjetet që udhëtojnë drejt Tiranës, ashtu edhe për ato që lëvizin në drejtim të Korçës.

Policia Rrugore do të jetë e pranishme në terren për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë rrugore. Për çdo emergjencë ose denoncim, qytetarët mund të kontaktojnë numrin 112.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe.