DËMTOHET AKSI RRUGOR MALIQ – LOZHAN – STRELCË

HomeActual

DËMTOHET AKSI RRUGOR MALIQ – LOZHAN – STRELCË

Driving schools in boycott, warn of escalation of the protest
AMIE mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj – përfaqësim dinjitoz i të drejtave të Maqedonasve në Shqipëri
Maliq/ Dy shtetas i kanë vjedhur një shumë parash një 62-vjeçari ..

Dëmtohet aksi rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë

Aksi rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë ka pësuar dëmtime në disa segmente të tij, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për drejtuesit.

Sipas informacioneve nga terreni, nga kilometri i 13-të deri në fshatin Lozhan janë krijuar çarje në trupin e rrugës. Plasaritjet e thella kanë dëmtuar shtresën asfaltike dhe bazën mbajtëse, duke rritur ndjeshëm rrezikun për automjetet që qarkullojnë në këtë segment.

Dëmtime janë konstatuar edhe në pjesët anësore të rrugës, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave është prekur struktura mbajtëse e aksit. Në disa pika, rruga është ngushtuar, duke e detyruar qarkullimin të zhvillohet vetëm me një korsi.

Aktualisht, drejtuesit e mjeteve po lëvizin me kujdes të shtuar, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për stabilizimin e segmentit dhe rikthimin e sigurisë në këtë aks të rëndësishëm për zonën.