Rama mbledh nesër kryesinë për të zyrtarizuar listën e kandidatëve në zgjedhje

HomeActual

Rama mbledh nesër kryesinë për të zyrtarizuar listën e kandidatëve në zgjedhje

Fruta-perimet vijnë nga jashtë, sasia e importeve 70% më e lartë krahasuar me 2023
𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡ë𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭ë 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐧ë 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦
Korçë/Një shtetas nga Bulgareci u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

Lista përfundimtare e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë.

Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 19:00 kryesinë në selinë e PS-së.

Para mbledhjes së Kryesisë, Rama do të zhvillojë një takim edhe me bordin e diasporës që drejtohet nga Taulant Balla. Në këtë takim përveç bilancit të punës që është bërë deri më tani, pritet të diskutohet edhe për emra potencialë që mund të vijnë nga diaspora.

Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur. Sipas tij ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur, përveç drejtuesve politikë të qarqeve.

Nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve/BoldNews