Tragjedi në Sovjan të Maliqit, 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë
Një 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Sovjan, në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja dyshohet se ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës. Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga problemet me tensionin.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
Qarku.al
