Në fshatin Kakaç ndodhet një Kala!

HomeActual

Në fshatin Kakaç ndodhet një Kala!

Një vit pa zjarrfikësin Jani Opari – kujtimi i tij mbetet i paharruar
𝐈𝐧𝐜𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭 𝐦𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐧𝐞 𝐒𝐞𝐥𝐚𝐧𝐢𝐤, 𝐝𝐲 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫
Maliq/44-Vjeçari nga Drithasi drejtonte automjetin i dehur

Kalaja e Kakaçit ndodhet në njërën prej kodrave që ngrihet në të majtë të rrugës automobilistike Korçë Pogradec, rreth 8 km në veri të qytetit të Maliqit.
Kodra njihet nga banorët e zonës me emrat “Qytet”, ose “Kalaja e Kakaçit”.
Ajo ka formën e një elipsi më gjatësi 120 m dhe gjerësi 50 m.
Muret e kalasë janë të rrënuara dhe ndjekin konturin e terrenit.


Dallojmë dy periudha të ndryshme ndërtimi, të cilat ngrihen mbi të njëjtën planimetri.
Më e hershmja përfaqësohet nga mure të ndërtuara me blloqe gurësh të punuar me përmasa relativisht të mëdha të vendosura në të thatë, dhe i takojnë periudhës së parë të hekurit.
Periudha e dytë e ndërtimit, përbëhet nga një mur guri i lidhur me llaç dhe i vendosur mbi ndërtimin e fazës së parë.
Ai është i ndërtuar prej gurësh me përmasa më të vogla, por vende vende janë shfrytëzuar edhe blloqe gurësh të fortifikimit më të vjetër. Periudha e dytë i përket antikitetit të vonë…