Aksident në Bulgarec/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës

HomeActual

Aksident në Bulgarec/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës

Në Maliq 14 punonjës ruajnë 10 fazanë/Meta rri-rri e ja fut ndonjëher kot..
Rama mbledh nesër kryesinë për të zyrtarizuar listën e kandidatëve në zgjedhje
Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës

Aksidenti i para pak minutave/ E trishtë, ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Korçë- Pogradec” në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me një automjet tip “Chevrolet”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, dhe ka ngelur i dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.