Një tjetër talent i ri po shkëlqen në skenën korçare!

HomeActual

Një tjetër talent i ri po shkëlqen në skenën korçare!

Jole në kompaninë “Natural Herbal”. Bimët medicinale të Maliqit për eksport jashtë Shqipërisë…
Shi dhe rrebeshe! Si do jetë parashikimi i motit për këtë të enjte
Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg.

Një tjetër talent i ri po shkëlqen në skenën korçare!

10-vjeçarja Elisa Ruco ka arritur një sukses të bukur duke fituar çmimin e dytë në Festivalin e Fëmijëve në Korçë nën temëm …“Dita që mban emrin tonë”

Një interpretim plot emocion, talent dhe energji, që u duartrokit nga publiku dhe juria, duke evidentuar potencialin artistik të Elisës në muzikë.

Kënga mban tekstin e Marsela Jorgjit dhe muzikën e Adrian Jorgjit, një bashkëpunim që solli në skenë një krijim të ndjerë dhe mjaft të pëlqyer për publikun.

Suksesi i Elisës është një tjetër dëshmi se talentet e reja në Korçë vazhdojnë të surprizojnë dhe të bëjnë krenar qytetin me arritjet e tyre artistike.

Urime Elisa! Suksese të tjera në rrugën e artit!