Aksident në aksin Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, plagoset një person

HomeUncategorized

Aksident në aksin Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Pocestë, plagoset një person

Nga 1 janari i vitit të 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.
Qarku Korçë – Procedime penale për disa raste të veprave të ndryshme penale
Në rrethin e Pogradecit evakuohen 5 familje nga shkarjet e dheut dhe vërshimet e ujit

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e së premtes ne aksin rrugor Korçë – Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik.

Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe humbur kontrollin, çka ka sjellë  përplasjen fillimisht të mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi.

Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik në servisi ku ka përfunduar mjeti tip “BMW”.

Ky segment rrugor edhe për shkak të degëzimeve mbetet burim aksidentesh.