Laborator i ri IT për nxënësit e shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rëmbec

HomeActualMaliq

Laborator i ri IT për nxënësit e shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rëmbec

Parashikimi i motit për sot/ Shi gjatë gjithë ditës dhe dëborë në këto zona
I dehur në timon në aksin Korçë–Mborje, arrestohet 47-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit

Laborator i ri IT për nxënësit e shkollës “Dhimitraq Gjata” në Rëmbec

Një investim i rëndësishëm është realizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë në Shkolla e Mesme e Bashkuar “Dhimitraq Gjata”, duke krijuar një laborator modern të teknologjisë dhe informacionit.

Ky laborator ishte një domosdoshmëri për shkollën në fshatin Rëmbec, e cila i plotëson tashmë të gjitha kushtet e tjera për një proces cilësor mësimor. Investimi synon të përmirësojë ndjeshëm përgatitjen e nxënësve në fushën e teknologjisë, duke u dhënë atyre mundësi më të mëdha për zhvillimin e aftësive praktike dhe njohurive digjitale.

Gjatë takimeve me nxënës dhe mësues, u theksua rëndësia e këtij projekti, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe motivimin e të rinjve.