Korçë/ Gazetarja Iris Rrezhda denoncon.. “Tentoi të më merrte mikrofonin nga dora”

HomeActual

Korçë/ Gazetarja Iris Rrezhda denoncon.. “Tentoi të më merrte mikrofonin nga dora”

Borjana Dine: Krim gjakftohtë dhe i planifikuar. Arsyet mund të jenë më shumë nga ato që mendojmë 
Arian Jaupllari/Një emër i spikatur në politikën dhe administratën publike.
Pogradec/Dy shtetas 17-vjeçarë kërcënojnë nëpërmjet telefonit një bashkëmoshatar

Korçë/ Gazetarja Iris Rrezhda denoncon.. “Tentoi të më merrte mikrofonin nga dora”

Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, ka bërë publik një incident të ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës së saj, duke akuzuar deputetin Fidel Kreka për intimidim, fyerje dhe tentativa për t’i marrë mikrofonin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rrezhda shprehet se deputeti ka tentuar në dy raste t’i marrë mikrofonin nga dora, ndërsa gjatë përplasjes e ka fyer personalisht atë dhe median ku punon.

Gazetarja e cilëson situatën të papranueshme, duke theksuar se detyra e saj është të bëjë pyetje, të kërkojë përgjigje dhe të raportojë ngjarjet, ndërsa ushtrimi i profesionit nuk duhet të shoqërohet me presion apo intimidim.

“Të bësh pyetje nuk është provokim dhe të ushtrosh profesionin e gazetarit nuk duhet të të vendosë përballë intimidimit, fyerjeve apo tentativave për të të penguar fizikisht në punën tënde”, shkruan Rrezhda.

Iris Rrezhda njihet për korrektësinë në punën e saj, pyetjet e drejtpërdrejta dhe praninë e vazhdueshme në terren. Përmes një pune të gjerë, të guximshme dhe të palodhur në raportimin e problematikave, ajo ka ndërtuar një profil gazetaresk ku pyetjet e drejtpërdrejta dhe kërkimi i përgjigjeve janë pjesë e përditshmërisë së saj profesionale.

Ajo thekson se vendosi ta bëjë publike këtë situatë për të mos lejuar që ajo të kalojë në heshtje, duke ngritur shqetësimin se raste të tilla mund t’i ndodhin edhe gazetarëve të tjerë.

Në reagimin e saj, gazetarja deklaron se do të vijojë të ushtrojë profesionin me korrektësi dhe profesionalizëm, duke theksuar se nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet përballë presionit.

Respektimi i gazetarëve dhe i së drejtës për të bërë pyetje mbetet një element thelbësor i lirisë së medias dhe transparencës publike.