Sot/ 33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm: Kam një…

HomeActual

Sot/ 33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm: Kam një…

Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku
E trishtë në Maliq/Një shtetas në afërsi të banesës së tij është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur
Korçë – Procedohet 27-vjeçari që goditi me grushta një grua

Partia Socialiste feston sot 33 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama me një mesazh urimi ka përshëndetur 93-mijë anëtarët e kësaj forcë politike.

Për kreun e qeverisë simpatizantët e zgjedhësit e kanë bërë këtë parti forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore.

Po ashtu kreu i qeverisë ka uruar edhe Kosovën për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mirëmëngjesi me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.