Incidenti me gazetaren Iris Rezhda, reagon Sali Berisha: Asnjë gazetare nuk duhet të fyhet apo kërcënohet në detyrë

HomeActual

Incidenti me gazetaren Iris Rezhda, reagon Sali Berisha: Asnjë gazetare nuk duhet të fyhet apo kërcënohet në detyrë

Qarku Korçë/ Tre persona procedohen penalisht për vepra të ndryshme
Pogradec/38-Vjeçari për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grushte një 56-vjeçar. 
Mos e lini mësuesen të na ikë!”,-është thirrja prekëse për mësuesen në rrjetet sociale.

Incidenti me gazetaren Iris Rezhda, reagon Sali Berisha: Asnjë gazetare nuk duhet të fyhet apo kërcënohet në detyrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit të ndodhur ndaj gazetares së CNA në Korçë, Iris Rezhda, gjatë takimit të zhvilluar pasditen e së premtes në ambientet e kinemasë së qytetit.

Në reagimin e tij, Berisha ka dënuar çdo formë intimidimi ndaj gazetarëve, duke theksuar se askush nuk duhet të fyhet, kërcënohet apo shqetësohet gjatë ushtrimit të detyrës.

Kreu i PD-së ka bërë të ditur se do të kërkojë personalisht që gazetarja të mos përballet me shqetësime të tjera.

“Ndjej keqardhje për shqetësimin tuaj, sigurisht që nuk duhet kurrsesi të shqetësoheni, fyheni apo kërcënoheni, ju dhe asnjë gazetare në detyrë dhe nesër do kërkoj preras që asnjë shqetësim të mos keni, urimet më të mira.

Me respekt, Sali Berisha”, thuhet në mesazhin e tij.

Ndërkohë, Qarku.al shpreh solidaritet të plotë me kolegen Iris Rezhda, duke dënuar çdo formë presioni, intimidimi apo pengimi ndaj gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre.

Liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë elementë thelbësorë të një shoqërie demokratike. Çdo tentativë për të frikësuar apo intimiduar gazetarët gjatë raportimit është e papranueshme.