Kasandra Kasmi – Ç’po ndodh sot..?

HomeUncategorized

Kasandra Kasmi – Ç’po ndodh sot..?

Aksident në Rrëmbec të Maliqit, dy të plagosur
Devolli dhe Respekti për Arian Jaupllarin
Demtohen parcela te mbjella me spinaq, fermeri nga maliqi humbet prodhimin

Ç’po ndodh sot me botën, me shpirtin e njeriut,
ku fjala bëhet thikë, ia merr frymën të riut,
ku për një fjalë të thënë, gjaku derdhet kot,
e veshin familjarët me të zeza çdo mot.

Ku është mëshira, ku është morali,
dikur krenari, sot mbretëron djalli,
respekti u tret si kripa në ujë,
dashuria humbi, çdo gjë u bë bujë.

Një fjalë e ëmbël dikur shëronte,
sot fjala ther, zemrën copëtonte,
dikur një dorë shtrihej për paqe,
sot dora ngrihet, bën dhe vetëvrasje.

Në rrugë dëgjon vetëm britma pa fund,
zemra e nënës përlotet gjithkund…
Lotët si lumenj rrjedhin në sy,
paqja s’ka mbetur, moj nënë, më për ty.

Fëmijët rriten mes frikës, mes tmerrit,
ne po u mësojmë veç rrugën e ferrit.
Ç’po ndodh me njeriun, shpirtin shiti vallë?
Ja bleu ai i mallkuar, djallë?

Harroi të qeshurën, harroi mirësinë,
e futi në zemër vetëm urrejtësinë.
Por ndalu, o botë, mos ik kështu,
ngrihu me dritë, jo fjalë kuturu.

Se jeta është dhuratë, jo luftë e përgjakur,
le t’i mbyllim plagët që sot kemi hapur.
Të ngjallim respektin, të kthejmë dashurinë,
të rrisim me shpresë dhe brezin që vjen.

Vetëm atëherë ky vend do lulëzojë,
dhe zëri i dhimbjes do të shterojë…