Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

HomeUncategorized

Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

ZVA Maliq/Matura Shtetërore 2025 – Përgjegjësi dhe Bashkëpunim për një Proces të Drejtë.
Korçë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”
E trishtë në Pogradec – Humb jetën një grua 52-vjeçare pas një zjarri në banesë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar plagë të rënda dhe dyshohet se nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.