25 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve – nga Arjan Jaupllari

HomeActual

25 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve – nga Arjan Jaupllari

Tragjike/Një 30- vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur 
Korçë/ Në banesën e shtetases A. B., 67 vjeç (e cila aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë), dyshohet se është vjedhur një shumë parash.
Rruga Lozhan–Moçan drejt përmirësimit, banorët nisin nismë me kontribut vullnetar

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Farmacistëve, një ditë që thekson rëndësinë e këtij profesioni fisnik në sistemin e kujdesit shëndetësor. Me këtë rast, Arjan Jaupllari, ish-President i Urdhrit të Farmacistëve për dy mandate, ka ndarë një mesazh mirënjohës dhe vlerësues për koleget dhe kolegët e tij.

Në statusin e tij, Jaupllari thekson se farmacisti nuk është thjesht shpërndarës i barnave, por një hallkë kyçe që shërben si këshilltar i besueshëm për pacientët, edukues për përdorimin e sigurt të medikamenteve, mbrojtës i shëndetit publik dhe partner i pazëvendësueshëm i mjekut.

“Më lejoni të përcjell një falënderim të përzemërt për të gjithë koleget dhe kolegët e mi, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim shërbejnë çdo ditë në komunitet duke dhënë një kontribut të çmuar për shëndetin e qytetarëve”, – shprehet Jaupllari.

Në fund, ai përcjell urime për të gjithë farmacistët në Shqipëri dhe në mbarë botën, duke nënvizuar se roli i tyre sot është më i rëndësishëm se kurrë.

🌿 Urime të gjithë farmacistëve Ditën e tyre ndërkombëtare!