Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.

HomeActual

Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.

Romina Xhaferi/Një vajzë për tu marrë shembull
Dërguan nga Korça me furgonin e linjës një kallashnikov, arrestohen te terminali në Tiranë 2 të rinjtë (EMRAT)
AGSH: “Situatë alarmante në RTSH, bashkëpunëtorët e jashtëm prej muajsh pa pagesë”

PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.

Në vijim të punës Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT-së në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.

Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.