Hekurudha, një vepër gjigante e vitit 1973!
Në vitin 1973, ndërtimi i hekurudhës Elbasan–Prrenjas ishte në fazën përfundimtare. Në këtë aksion të madh kombëtar kishin kontribuar mbi 110 mijë të rinj vullnetarë, punëtorë dhe specialistë nga e gjithë Shqipëria.
Projekti përfshinte hapjen e tuneleve, gërmime masive dhe ndërtimin e mureve mbajtëse, duke u konsideruar një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore të kohës.
