Vasil Steriofski/Pusteci në solidaritet me Koçanin: Nderim për të ndjerët 

HomeActual

Vasil Steriofski/Pusteci në solidaritet me Koçanin: Nderim për të ndjerët 

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧
Freedom House: Shqipëria dhe Kosova, vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimeve
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet e moshuara nga Maliqi

Maqedonasit në Bashkinë Pustec i dhanë nderim viktimave që humbën tragjikisht jetën në Koçani. Kryetari dhe administrata e Bashkisë Pustec, mësuesit dhe nxënësit e Gjimnazit në Pustec, si dhe partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) me një minutë heshtje, shprehën dhimbjen për viktimat. 

Në sheshin “Goce Dellçev” në Pustecit, bashkëqytetarët tanë ndezën qirinj në shenjë respekti, ndërsa prifti At Aleks Themelko u lut për prehjen e shpirtrave të të ndjerëve dhe shëndet e shërim të shpejtë për të lënduarit.

Me dhimbje të sinqertë shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Zoti i faltë dhe u dhëntë paqe të përjetshme në Mbretërinë Qiellore.

Maqedonasit e Shqipërisë luten për shpirtrat e të ndjerëve dhe për shërim të shpejtë të të lënduarve. 

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me Koçanin.

U prehshin në paqe!

————————-

Пустец во солидарност со Кочани: Почит за загинатите

Денеска, Македонците во општина Пустец им оддадоа почит на трагично загинатите во Кочани. Градоначалникот и администрацијата на општина Пустец, наставниците и учениците од Гимназијата и политичката партија Македонска алијанса за европска интеграција (МАЕИ), во Пустец, со едноминутно молчење изразија жалост за жртвите.

На плоштадот “Гоце Делчев” во Пустец, нашите сограѓани запалија свеќи во знак на почит, а свештеникот отец Алекс Темелко се помоли за покој на душите на загинатите и здравје и брзо закрепнување на повредените.

Со искрена болка изразуваме сочувство до семејствата на загинатите. Бог да ги прости и да им подари вечен мир во Царството Небесно.

Македонците од Албанија се молат за душите на загинатите и за брзо закрепнување на повредените.

Во овие тешки моменти, нашите мисли и молитви се со Кочани.

Нека почиваат во мир!