Eli Fara reagon pas publikimit të materialeve private: “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”

HomeActual

Eli Fara reagon pas publikimit të materialeve private: “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”

Bedollari/Mesazh prekës për ndarjen nga jeta të mësuesit Alban Bejleri
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse
Konflikt për tokën në Sovjan, plagoset me thikë një person

Eli Fara reagon pas publikimit të materialeve private: “Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka reaguar publikisht pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve private, duke shprehur dhimbjen për cenimin e privatësisë dhe gjykimet me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj.

Përmes një deklarate të gjatë, artistja thekson se asnjë grua nuk duhet të përjetojë një situatë të tillë, duke dënuar publikimin e momenteve intime pa dijeninë dhe pëlqimin e personit.

“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu”, shprehet Eli Fara.

Këngëtarja thekson se të qenit artiste nuk ia heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet, ndërsa bën thirrje për ndalimin e shpërndarjes së materialeve dhe për më shumë njerëzillëk ndaj saj dhe familjes.

Ajo bën të ditur gjithashtu se çështjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë.

Në fund të reagimit, Eli Fara falënderon familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë, duke theksuar se do të vazhdojë përpara me dinjitet dhe kokën lart.

“Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart”, përfundon artistja reagimin e saj.