Armand Braho dënon sulmin ndaj Bledi Manes: Protesta nuk mund të përdoret si mjet dhune

HomeActual

Armand Braho dënon sulmin ndaj Bledi Manes: Protesta nuk mund të përdoret si mjet dhune

Pogradec/43-Vjeçari duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur një automjet tjetër
Maliq/Babë e bir dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar; 
Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar

Armand Braho dënon sulmin ndaj Bledi Manes: Protesta nuk mund të përdoret si mjet dhune

Gazetari Armand Braho ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Bledi Mane, duke dënuar incidentin dhe duke kërkuar distancim nga dhuna ndaj gazetarëve.

Përmes një reagimi publik, Braho shprehet se, pavarësisht se nuk është dakord me shumë prej qëndrimeve të Manes, ruan respektin njerëzor për kolegun e tij.

“Shpesh nuk jam dakord me shumicën e qëndrimeve të tij, por kam respekt njerëzor për të. Sulmi i sotëm ndaj gazetarit Bledi Mane është i papranueshëm”, shkruan Braho.

Ai thekson se liria e shprehjes është një prej themeleve të demokracisë dhe se askush nuk duhet të cenohet apo të ndihet i pasigurt për shkak të qëndrimeve që shpreh në publik.

Braho dënon sulmin ndaj Manes, duke iu drejtuar edhe protestuesve me thirrjen për t’u distancuar nga çdo formë dhune ndaj punonjësve të medias.

“Protesta është një e drejtë themelore, e cila nuk mund të përdoret si mjet censure dhe dhune ndaj punonjësve të medias”, përfundon gazetari.