Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Korçë, për çeljen e sezonit turistik veror.

HomeActual

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Korçë, për çeljen e sezonit turistik veror.

Devoll/22-vjeçari dënohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Këmbimi valutor 27 marsMe sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
“Opingat e Sheros”kemi ujë, banorët e fshatit Kuç në hall, 1 orë në ditë furnizohen me ujë të pijshëm

Korça është kthyer në një oaz të mikpritjes, që ofron shumë histori e kulturë, me një natyrë e kulinari të veçantë dhe aktivitete të ndryshme që afrojnë turistë vendas e të huaj.

Oferta turistike e qarkut tonë përfaqëson një peshë të rëndësishme të ofertës turistike të vendit, që sipas statistikave krahasimore të të njëjtës periudhë me vitin paraardhës, ka një trend të shtuar vizitorësh të huaj me afërsisht 7% më shumë.

Sfidë e përbashkët ngelet garantimi i një turizmi gjithëvjetor dhe rritja e netëve të qëndrimit, e cila mund dhe duhet të sigurohet nga integrimi dhe pasurimi i mëtejshëm i ofertës turistike të gjithë qarkut.