Nga Jasmina Duka ..“Njolla në filxhan ..”

HomeActual

Nga Jasmina Duka ..“Njolla në filxhan ..”

Parashikimi i motit për sot/ Shi në formën e shtrëngatave, temperaturat arrijnë deri në…
Një jetë në shërbim të dijes – 42 vite përkushtim dhe dashuri për arsimin
Maliq zhvillohet takim antikanabis, nuk evidentohet asnjë parcelë gjatë vitit të fundit

Nga Jasmina Duka ..“Njolla në filxhan ..”

Të kërkoj, kudo të kërkoj.
Mes askundit, të kërkoj.
Mos kujto se s’do të gjej,
unë e di vendin tënd sekret.
Dhe ja ku jam, përballë teje.

“Kafja”, aty ku fshehtësia s’mund t’i fshihet fshehtësisë.

Mes gjithë asaj zhurme krisjesh,
do doja ta rrëmbeja atë filxhan,
e vetmja gjurmë nga ajo pjesë shpirti,
shenja e buzëve në atë filxhan.

E dua atë kafe, jo për shije,
por sepse ajo kafe më sjell kujtime.

Avulli ngrihej lehtë,
mezi e pres ta gëlltis atë gllënjkë,
ta ngroh shpirtin,
sepse aty brenda buron një zë.

Sa do të doja ta rrëmbeja atë filxhan,
ta mbushja me shiun, pikë, pikë,
por shpirti yt, si llumi i kafes,
ka lënë gjurmë në Enkelana.