Arrestohet 42-vjeçari në Maliq, goditi inspektorin e OSHEE-së për shkak të detyrës

HomeActual

Arrestohet 42-vjeçari në Maliq, goditi inspektorin e OSHEE-së për shkak të detyrës

Prezantohet Drejtori i ri i AKVMB, Roland Mecaj: Prioritet përafrimi me standardet e BE-së
Mos e lini mësuesen të na ikë!”,-është thirrja prekëse për mësuesen në rrjetet sociale.
E rëndë/ 25-Vjeçari ushron dhunë ndaj nënës së tij

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë.

Ai akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dhunimi i banesës”. Sipas Policisë, 42-vjeçari ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Z. M., 24 vjeç, me detyrë inspektor në OSHEE, me pretendimin se dy muaj më parë i kishte ndërprerë energjinë elektrike për shkak të debisë.

Më pas, N. T. ka shkuar në banesën e 24-vjeçarit, ku e ka fyer dhe ka tentuar të godasë babanë e tij.