1 – Bullafiqi shkonte gjithmonë në portë.
2 – Loja përfundonte kur të gjithë ishin të lodhur.
3 – Edhe nëse ndeshja ishte 20-0, vendosej me “kush shënon fiton”.
4 – Nuk kishte arbitër.
5 – Faull bëhej vetëm nëse dikush ndrydhte kemben, i dile gjak nga hunda ose dilte duke qarë.
6 – Nuk kishte pozicion jashtë loje.
7 – Nëse pronari i topit zemërohej, loja përfundonte.
8 – Dy më të mirët nuk mund të ishin në të njëjtin ekip dhe ishin ata që zgjidhnin se kush luante në çdo ekip.
9 – Të qenit i zgjedhur i fundit ishte një poshtërim i madh.
10 – Në goditjet e lira direkte, muri ishte gjithmonë shumë afër topit.
11 – Loja ndalej kur kalonte një i moshuar ose një nënë me karrocë.
12 – Lojtarët e lagjes fqinje ishin armiq të përjetshëm.
13 – Ata që nuk dinin të luanin mbeteshin në stol ose maksimumi në mbrojtje.
14 – Nëse të rriturit vinin për të luajtur, të vegjlit duhet të largoheshin nga fusha, por jo pa protestuar.
15 – Gjithmonë ishte një fqinj që nuk të linte të luaje dhe të kërcënonte se do të të merrte topin.
16 – Nëse vihej bast diçka, duhet të merrej shumë seriozisht… ishte si të luaje në një finale.
17 – Portat ishin dy gurë ose dy xhaketa, por gjithmonë do të kishte një ekip që do ta kishte portën më të vogël.
18 – Kur një ekip shënonte duke kaluar topin mbi portierin, të gjithë anëtarët e ekipit tjetër bërtisnin “LART” (zakonisht funksiononte për të mos lejuar golin).
19 – Ligji i gjuajtjes jashtë fishës ose në bahçen e komshiut, dihej, kush e hidhte, duhej të shkonte ta merrte. Kur thyhej një xham dritareje, hante dru ai që kapej.
20 – Nëse kishte penallti, hiqej nga porta bullafiqi dhe më i shkathëti hynte në portë.