𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎𝐓 𝐈𝐍𝐓𝐈𝐌𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄𝐑𝐒𝐎𝐍𝐀𝐙𝐇𝐄𝐕𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄, 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐊𝐈𝐁𝐄𝐑𝐍𝐄𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐍𝐈𝐒𝐈𝐍 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓

HomeActual

𝐕𝐈𝐃𝐄𝐎𝐓 𝐈𝐍𝐓𝐈𝐌𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄𝐑𝐒𝐎𝐍𝐀𝐙𝐇𝐄𝐕𝐄 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄, 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐄𝐓 𝐊𝐈𝐁𝐄𝐑𝐍𝐄𝐓𝐈𝐊𝐄 𝐍𝐈𝐒𝐈𝐍 𝐇𝐄𝐓𝐈𝐌𝐄𝐓

Vasil Steriofski/nga zgjedhjet parlamentare deri te sfidat dhe aspiratat e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
E rëndë/ Gjendet i paj*të një 32-vjeçar në fshatin Vranisht
Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

VIDEOT INTIME TË PERSONAZHEVE PUBLIKE, KRIMET KIBERNETIKE NISIN HETIMET

Tiranë | Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore për identifikimin e adresave IP, të dhënave dhe administratorëve të faqeve apo profileve që kanë publikuar ose shpërndarë këto materiale.

Paralelisht, autoritetet po ndërmarrin procedurat për heqjen e materialeve nga platformat online ku ato janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale që lidhen me përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike, ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, ndërhyrjen e padrejtë në jetën private dhe keqpërdorimin e pajisjeve.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave dhe subjekteve përgjegjëse për publikimin dhe shpërndarjen e materialeve.