HomeActual

Tjetër dorëheqje nga radhët e PS/Pas Agron Malajt dhe Tërmet Peçi jep dorëhejen nga bashkia e Tepelenës

Maliq/Një 16-Vjeçare largohet nga banesa, ja detajet e policisë
Akaident i rrezikshëm, i moshuari ndërron jetë në vend
Maliq/27-vjeçari kanos nëpërmjet rrjeteve sociale një 22-vjeçare

Kryetarët e bashkive të Tepelenës dhe Matit, Termet Peçi dhe Agron Malaj, janë dy prej drejtuesve lokalë të PS të cilët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë këshillave bashkiakë përkatës.

Vendimi i kryebashkiakëve lidhet me kandidimin e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Peçi dhe Malaj do të jenë pjesë e listave të PS për deputetë në qarqet respektive atë të Gjirokastrës dhe Dibrës.

Pas këtij vendimi, këshillat bashkiakë do të mblidhen për të vendosur mbi drejtuesit e rinj në detyrë.

Sipas ligjit për qeverisjen vendore, në rastin kur një bashki ka dy ose më shumë nënkryetarë, këshilli bashkiak voton për të përcaktuar kryetarin në detyrë.

Ndërkohë, në bashkitë ku ka vetëm një nënkryetar, ai merr automatikisht drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.