Aksident pranë terminalit të autobusëve në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin

HomeActual

Aksident pranë terminalit të autobusëve në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin

Si po ndryshon tregu i automjeteve, trefishohen importet nga Koreja e Jugut në janar-korrik
Drenovë/Në rrugë është gjetur i pajetë një shtetas
DVKM Korçë intensifikon kontrollet në kufi: Ndalim në PKK Tushemisht, procedim për peshkim të ndaluar dhe 13 migrantë të parregullt të kapur

Aksident pranë terminalit të autobusëve në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë terminalit të autobusëve në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.