Me një smartphone të ri të sapo blerë, gjithçka funksionon në mënyrë perfekte, por pas një ose dy viti, bateria fillon të mbarojë shpejt… Nëse kjo tingëllon e njohur, arsyeja për këtë ka shumë të ngjarë të jetë karikimi jo i duhur dhe me cilësi të dobët.
Pra, të parët që hiqen nga përditshmëria janë karikuesit e lirë. Apple ka paralajmëruar prej vitesh se përdorimi i karikuesve jo origjinalë mund të jetë i rrezikshëm jo vetëm për baterinë, por edhe për jetën tuaj. Fjalë për fjalë: “Ngarkimi me adaptorë të pacertifikuar mund të përbëjë rrezik lëndimi ose vdekjeje”, thuhet në udhëzimet. Prandaj, nëse nuk dëshironi një zjarr në shtëpinë tuaj, përdorni karikues origjinalë dhe të certifikuar.
Një problem edhe më i madh është ngarkimi i baterisë në 100 për qind. Këshillë: Mos e mbushni deri në fund, rekomandon portali “Index”.
Ngarkimi i baterisë deri në fund, thuhet se përshpejton konsumimin e saj dhe zvogëlon kapacitetin e saj. Në një rast të përsosur, kufiri duhet të vendoset në 95 përqind. Apple e parashikoi këtë problem, kështu që modelet më të reja të iPhone kanë një opsion të integruar të “Karikimit të Optimizuar të Baterisë” . Ky opsion parandalon karikimin mbi 80 përqind në situata të caktuara, duke reduktuar kështu konsumin e baterisë.
Në iPhone 15 dhe telefonat inteligjentë më të rinj, përdoruesi mund të vendosë një kufi karikimi. Dhe “IOS” rekomandon një përqindje optimale, e cila ka shumë të ngjarë të jetë saktësisht – 95 për qind.