Reshjet e borës në Bashkinë Korçë, situata në terren

HomeActual

Reshjet e borës në Bashkinë Korçë, situata në terren

“Kishte falsifikuar licencën”/ Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, ndalohet ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë
Mes tensionesh mbyllet protesta e opozitës!
E trishtë në Korçë/Dyshohet se një 33 vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. 

Territori i Bashkisë Korçë është përfshirë nga reshje bore gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë ditës së sotme, duke sjellë ulje temperaturash dhe nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në terren.

Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike (NSHP) kanë qenë të angazhuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë edhe aktualisht punën për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugëve, me qëllim normalizimin e situatës.

Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore rrugore si edhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Korçë, për të garantuar qarkullim të sigurt për banorët dhe mjetet.

Falë angazhimit të strukturave përgjegjëse, situata paraqitet e qetë dhe e menaxhueshme, pa problematika të evidentuara deri në këto momente.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë udhëzimet e dhëna dhe të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e të gjithëve.